Rezulton me pasuri miliona euro, flet Haxhirja: Unë jam në azil, shtëpinë ma prishi tërmeti!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 04.07.2022, 21:31

Ditën e sotme bëri bujë lajmi se dy të moshuar renditen si persona me pasuri marramendëse në Shqipëri. Më konkretisht bëhet fjalë për Haxhire Gurakuqin, me 30 milionë dollarë pasuri dhe Thanas Çanin, të cilët rezultojnë si përfitues të parave të inceneratorëve.

Mirëpo 90-vjeçarja ka folur së fundmi për mediat dhe thotë se nuk ka asnjë lidhje me akuzat. Ajo tregon gjithashtu se qëndron në Azil, pasi banesa e saj u shemb nga tërmeti.

Haxhirja thotë:

Kam jetuar në shtëpi me qira mbi 20 vite. Tërmeti më shembi shtëpinë Iu drejtova bashkisë, nuk më ndihmoi. Jetoj në Azil që në momentin që ra tërmeti. Nuk i njoh personat që më kanë përfshirë në këtë mashtrim. Jetoj vetëm me lekët e pensionit, kam rënë pre e mashtrimit. Mi kanë marrë të dhënat nga pasaporta. Unë as nuk e di çfarë janë këto kompani. Më thanë ke një biznes të madh në Lezhë, ndërkohë që unë nuk kam qenë kurrë në atë qytet.

Denoncimi mbi këtë skandal erdhi nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Ende nuk dihet se kush i përfiton këto para, pasi vetë të moshuarit thonë se nuk kanë asnjë lidhje.

Denoncimi:

Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi kanë kompani 35 milionë dollarë, u është shitur dy personave njëri 94 dhe tjetri 95 vjeç duke faturuar fatura fiktive dhe false. Kompanitë shërbejnë si lavatriçe për pastrimin e parave. Këto kompani i kemi hetuar se kanë dalë të lidhura me inceneratorët, kemi arritur në rezultatin se janë të përfshira kompani që kanë fituar konçesione. I gjithë sistemi ka funksionuar me një mbikëqyrje perfekte nga kryeministri. Nëse do kishim hetim tatimor që do hetonte do shikonte që frutat ekzotike janë shndërruar në asfalt. Të gjithë materialin ia kemi bërë gati prokurorisë së posaçme. Për të 24 kompanitë do të informojmë prokurorinë në mënyrë që ata të mos bëjnë asgjë tjetër, por vetëm të verifikojnë. Të verifikojnë edhe këta 94-95 vjeçarët që kanë blerë biznese 30 milionë dollarë

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit