Shkodrani sheh ambulancën me dritat ndezur dhe afrohet të shohë çka ngjarë, nuk u beson syve kur sheh çfarë po bënte infermierja

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 04.07.2022, 21:07

Padyshim që jetojmë në vendin e çudirave. Për fat të keq po e gjejmë veten duke e thënë çdo ditë këtë shprehje por duke gjykuar nga situatat me të cilat përballemi përditë, duket se kjo është shprehja e duhur. Kështu në çudinë e rradhës një qytetar nga Shkodra ka mbetur pa fjalë nga skena që ka parë.

Ai pa një ambulancë të ndaluar në mes të rrugës me dritat e emergjencës ndezur dhe shkoi të shikonte i shqetësuar se çfarë emergjencë kishte ndodhur. Por mbeti pa fjalë kur pa se ambulanca kishte ndaluar me drita emergjencë të ndezura vetëm që infermierja të blinte një akullore. Nga një verifikim i targave rezulton se ambulanca i përket Shërbimit Spitalor Malësi e Madhe.

Në vijim mesazhi i qytetarit shkodran:

Pershendetje Joq, sirenat ndez se u shkri akullorja... Tani ne Shkoder, e ke te freskët. Faleminderit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit