Papa: Dua të pajtoj Putin me Zelenskyn

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 04.07.2022, 20:01

“Unë jam ende gjallë!”,-ka deklaruar Papa Françesku në një intervistë 90-minutëshe në rezidencën e tij në Vatikan, duke komentuar problemet e tij të fundit shëndetësore dhe duke hedhur poshtë raportimet se ai synonte të jepte dorëheqjen në të ardhmen e afërt.

Papa tha për Reuters se po planifikon të vizitojë Kanadanë këtë muaj dhe shpreson të shkojë në Moskë dhe Kiev së shpejti për të vendosur paqe.

"Unë do të doja të shkoja (në Ukrainë) dhe doja të shkoja fillimisht në Moskë. Kemi shkëmbyer mesazhe për këtë sepse mendova se nëse presidenti rus më jepte një dritare të vogël për t'i shërbyer kauzës së paqes..." tha, duke shtuar se ai dëshironte “të përpiqej të ndihmonte në një farë mënyre” në zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë.

Kreu 95-vjeçar i kishës katolike hodhi poshtë thashethemet për shëndetin e tij të dobët që filluan të qarkullonin pasi ishte filmuar në një karrige me rrota për shkak të dhimbjes së gjurit dhe shtyu disa udhëtime duke përfshirë turneun e tij të shumëpritur në Afrikë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit