E pabesueshme në Shkodër/ 50-vjeçari afrohet me biçikletë ndaj një grupi fëmijësh dhe i qëllon me pistoletë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 04.07.2022, 19:53

Një ngjarje me të vërtetë e çuditshme e deri në kufijtë e të pabesueshmes është ajo që ka ndodhur në Shkodër pak momente më parë. Një person i moshës rreth 50 vjeç është afruar me biçikletë pranë një grupi fëmijësh dhe befas ka nxjerrë pistoletën duke qëlluar ndaj tyre. Për fat të mirë fëmijët e panë në kohë dhe filluan të vraponin duke evituar në këtë mënyrë një masakër të vërtetë.

Mësohet se 50-vjeçari ndërkaq ka shkrepur të paktën një herë pistoletën dhe plumbi ka përfunduar tek një kondicioner i një lokali aty pranë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të qendrës së qytetit pranë shkollës “28 nëntori”. Mësohet se ky person ka goditur me qytën e armës edhe njërin nga fëmijët. Më pas është larguar përsëri me biçikletë. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, por mësohet se autori ende është i lirë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit