Policia e Bledi Çuçit ka marrë urdhër të prerë që të zhvase sa më shumë qytetarët me gjoba. E këtë e vërtetoi edhe videoja e publikuar nga JOQ ALBANIA, ku shihej se si një efektiv policie, ishte kacavjerrë në trafikndarëse për të kapur në gabim shoferët dhe për t’i ngarkuar ata me gjoba të majme.
Mirëpo, për shkak të numrit të madh të gjobave që po vendosen, policia e ka humbur toruan dhe gjobën e një qytetari ia dërgon një tjetri. Një rast i tillë ka mbërritur në redaksinë e JOQ ALBANIA.
Një qytetar ka denoncuar policinë që i ka sjellë në shtëpi një fletë gjobe, për të cilën është i detyruar ta paguajë, edhe pse ai personalisht nuk ka bërë asnjë shkelje. Thënë shkurt, policia ka ngatërruar targën.
Automjeti që është gjobitur është me targë AA377DF, ndërsa qytetari që ka bërë denoncimin dhe që do i duhet të paguajë gjobën e ka mjetin me targën AA377DE, pra ndyshon shkronja e fundit.
Denoncimi i qytetarit: