Tritoli ndaj drejtoreshës në Shkodër/ Pistat: Gjobëvënia dhe lufta për kapjen e tregut të ilaçeve

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 03.07.2022, 16:05

Më 28 qershor 2022, drejtoresha e Operatorit te Kujdesit Shëndetësor Shkodër u shenjëstrua nga një atentat me tritol.

Lënda plasëse e konstatuar nga vetë ajo ishte mbështjellë me një letër moltoje, ndërsa ishte e vendosur në gomën e përparme të makinës së saj tip "Range Rover".

Policia ka kontrolluar kamerat e sigurisë në bizneset pranë ku u konstatua eksplozivi, ndërsa kanë parë se autori ka shkuar me motoçikletë pranë makinës së drejtoreshës, i ka vendosur lëndën plasëse dhe më pas është larguar.

Ndërkohë sipas hetimeve, ngjarja nuk ka qenë paralajmërim por një atentat e mirëmenduar.

Pas ngjarjes pistat ku po heton policia për tritolin ndaj drejtoreshës në Shkodër janë lufta për të kapur tregun e shitjes së medikamenteve dhe pajisjeve farmaceutike në zonën veriore të Shqipërisë, si dhe një gjobëvënie e mundshme ndaj biznesmenit Agim Kuka.

Sipas burimeve të policisë Shkodër, pista e detyrës është parësore dhe kjo përforcohet akoma dhe më tepër nga përmbajtja e një SMS-je, që ka mbërritur ditën e ngjarjes, në telefonin e drejtoreshës dërguar nga një person anonim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit