E rrahu burri dibran, gruaja tenton të vrasë veten me helm

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 03.07.2022, 14:08

Një burrë nga Dibra është vënë në pranga ditën e sotme. Konkretisht shtetasi B. M., 43 vjeç, banues në Dibër ka rrahur dhe ka dhunuar psikologjikisht gruan e tij. Kjo e fundit e lodhur nga dhuna e burrit ka tentuar të vrasë veten duke konsumuar helm. Policia ka arrestuar 43-vjeçarin, teksa gruaja ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë

Ushtroi dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij, vihet në pranga 43-vjeçari.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. M., 43 vjeç, banues në Dibër.

Ky shtetas ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe si pasojë kjo e fundit ka tentuar vetëvrasjen duke konsumuar lëndë helmuese.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit