Qytetarit ‘i hipën vapa’! Shëtit i zhveshur në rrugët e Tiranës, policia bën sehir

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 03.07.2022, 13:28

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur këtë të diel në rrugët e Tiranës.

Një burrë tullac me tatuazhe në trup është parë që të lëvizë i zhveshur në rrugët e kryeqytetit.

E si fundjavë, qytetarët të cilët kanë zgjedhur të kalojnë ditën në Tiranë janë përballur me shfaqjen e pazakontë të qytetarit i cili shihet që ka dalë nudo, siç e ka bërë nëna, duke mos i bërë përshtypje që është në ambient publik dhe që mund të ketë edhe fëmijë nën moshë.

Në videon e mbërritur pranë redaksisë së JOQ Albania, burri ‘po shijon’ rrezet e diellit totalisht i zhveshur duke shëtitur nëpër Tiranë e duke bërë që kokat e të gjithë qytetarëve të kthehen nga ai.

Burri i paidentifikuar është filmuar nga shumë qytetarë, teksa policia nuk është shqetësuar nga prania e tij pasi nuk është ndaluar.

Nuk dihet çfarë ka ndodhur me këtë qytetar dhe përse ka dalë zhveshur në rrugë, ndërsa vlen të theksohet se kriza ekonomike në vend dhe rritja e çmimeve ndihet kudo në cepat e Tiranës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit