Sherri mes bandave të drogës në Athinë, zbulohet identiteti i një prej viktimave nga Shqipëria

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 03.07.2022, 14:52

Adil Tefa nga Korça, është shqiptari i cili mbeti i vrarë mbrëmjen e djeshme në Athinë.

Duke e identifikuar me emrin Armando V.,(ndoshta emri tjetër që Tefa mbante në Greqi), sipas mediave greke ai është i njohur nga autoritetet për droge, si dhe njihet si person që ka vite në organizata kriminale.

Tefa drejtonte makinën tip tip “Mercedes” dhe qëlloi personin me motoçikletë.

Më pas babai i personit me motoçikletë qe ishte nga pas e qëlloi Tefën dhe e vrau.

Shqiptari konsiderohet si një nga kriminelët më të ashpër në Athinë, aktiv në rrjete të ndryshme droge, gjithmonë i armatosur dhe i pamëshirshëm.

Pas të shtënave me armë, mbetën viktima tre shqiptarë, dy të tjerët ende të paidentifikuar.

Në pranga ka përfunduar një grua e cila ndodhej në “Mercedesin” e njërit prej autorëve ndërsa janë në kërkim edhe katër të tjerë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit