Arrestohen dy burra nga Tirana, rrahën pa mëshirë gratë e tyre

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 03.07.2022, 11:20

Dhuna në familje është një akt i dënueshëm me ligj, teksa është një fenomen që nuk po gjen fund.

Së fundmi në Tiranë, policia ka arrestuar dy shtetas, pasi kanë dhunuar gratë e tyre.

Më konkretisht, sipas policisë, në pranga ka rënë shtetasi F. D., 44 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.

Gjithashtu në pranga ka rënë shtetasi K. A., 46 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”.

46-vjeçari në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit