Sherr me sende të forta, 2 të rinj në Tiranë përfundojnë në spital

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 03.07.2022, 09:53

Një sherr brutal mes të rinjve ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë.

Në rrugën “Frederik Shiroka” pas sherrit me sende të forta kanë mbetur të lënduar dy të rinj, M. B., 26 vjeç, dhe E. A., 32 vjeç, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Shtetasi E. A. pasi ka marrë ndihmën mjekësore është larguar nga spitali, ndërsa shtetasi M. B., ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në sherr.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit