Nëna me foshnjen u hodh nga kati i 2 i maternitetit në Sarandë, mjeku: Tentoi të largohej, burrin s’e gjejmë dot

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 03.07.2022, 08:35

Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:00, 35-vjeçarja Mandolina Jashari nga Durrësi, u hodh nga kati i dytë i maternitetit bashkë me foshnjen e saj.

Për fat të mirë lartësia nuk ka qenë e madhe dhe se si nëna si i porsalinduri janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Arsyet se përse nëna mori këtë vendim të rëndë mbeten mister, teksa mjeku në maternitetin në Sarandë, Tajar Lako ka komentuar ngjarjen e rëndë e cila ndodhi mbrëmjen e djeshme, ku nëna u hodh nga kati i dytë bashkë me foshnjen e porsalindur.

Mjeku në maternitetin në Sarandë, Tajar Lako

Në datën 28 qershor rreth orës 02.20 ka lindur nga një lindje normale. Është fëmija i gjashtë. Lindja ka ecur shumë mirë dhe ka vazhduar në ditët në vazhdim trajtimi i nënës dhe fëmijës nga mjekët përkatës dhe çdo gjë në shëndetin e tyre ishte normale. Që ditën e tretë duke parë kushtet e nënës që duket pak me prapambetje burrin e saj nuk mund ta gjenim se nuk vinte në spital u thashë infermiereve që nëse shihnin burrin e saj të vinte në maternitet ai të kontaktonte me mua.

I gjithë stafi ka qenë i përkushtuar për rastin me qumësht, me rroba për fëmijën, të siguruara nga spitali. Duke qenë se këta janë të ardhur në qytet në sezon thjesht për të lypur atëherë unë nuk mund ta nxirrja fëmijën nga materniteti se nuk dija kushtet e banimit dhe ku t’i shpinim. I ndodhur në këto kushte komunikoj me drejtorin e spitalit dhe i nisim bashkisë një shkresë zyrës së shërbimit social, madje edhe gojarisht ka folur për rastin edhe shefja e burimeve njerëzore dhe përgjigja e tyre ishte se adresa e tyre rezultonte herë në Durrës, herë në Berat herë në Gjirokastër dhe ne nuk kishim siguri se ku dhe ishim në pritje për të marrë një adresë të saktë se ku mund t’i çonim.

Kjo për arsye se unë një fëmijë dy-tre ditësh që ta nxirrja në rrugë me temperaturat 40 të ditës apo të ftohta të natës, pasi këta nuk kanë banesë, nuk mund ta nxirrja. Tani me nënën merret mjeku gjinekolog, mjeku ortoped, reanimatori ndërsa unë merrem me trajtimin e foshnjës. Foshnja gëzon shëndet. Nuk pati gjë se nëna pasi është kacavjerrë nga dritarja në shesh është gjetur që e kishte fëmijën të lidhur tek gjoksi dhe barku për ta mbrojtur. Nga çfarë shihet këtu nuk ka pasur tentativë të nënës për t’u vetëvrarë por tentativë për t’u larguar nga spitali.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit