Texas: Kush aborton fëmijën përballet me burgun!

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 03.07.2022, 07:26

Në SHBA , Gjykata e Lartë ka autorizuar hyrjen në fuqi të një ligji të vitit 1925 që ndalon abortin dhe dënon ata që e bëjnë deri edhe në burgim. Në këtë mënyrë shfuqizohet dënimi i një gjykate më të ulët që e kishte bllokuar përkohësisht atë ligj. Lajmin e ka bërë të ditur Prokurori i Përgjithshëm i shtetit Teksan, Ken Paxton.

Kujtojmë se ligji i vitit 1925 nuk u zbatua më pas vendimit të vitit 1973 “Roe v Ëade”, i cili legalizoi abortin në Shtetet e Bashkuara. Por më 25 qershor ky dënim u shfuqizua nga Gjykata e Lartë, e cila nuk e njohu abortin si të drejtë kushtetuese.

Vendimi ka shkaktuar reagime të shumta dhe protesta jo vetëm në SHBA po thuajse kudo në botë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit