Një skenë e paimagjinueshme ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Athinë, me një shqiptar që ka nxjerrë papritur armën dhe ka qëlluar një person, të cilin në fund e ka vrarë. Më pas, autori i sulmit ka zbritur nga makina e tij dhe në përpjekje për të shpëtuar ka vjedhur një automjet të markës Toyota Yaris dhe është nisur drejt Agioi Anargyrou.
Me të mbërritur atje, ai u drejtua në një pikë karburanti në këmbë dhe u përplas me oficerët e policisë të cilët i qëlloi. Policia iu përgjigj zjarrit dhe në fund burri ra i vdekur.
Mediat greke e kanë cilësuar Athinën e kësaj të shtune si “Çikagon e viteve ’30”, për shkak të incidenteve të shumëfishta në rrugët e kryeqytetit që patën si protagonist shtetasin shqiptar.