Mori fëmijën në krah dhe u hodh nga kati i dytë/ Nëna nga Saranda kishte një ditë që kishte lindur

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 02.07.2022, 23:00

Detaje të reja janë zbardhur për ngjarjen e ndodhur pak më parë në Sarandë. Bëhet me dije se nëna që u hodh nga kati i dytë në Sarandë kishte vetëm një ditë që kishte lindur. Burime për JOQ thonë se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 22:00 , dyshohet në kushte depresioni është vetëhedhur nga kati i dytë i maternitetit, Sarandë, shtetasja M. J., 35 vjeçe, së bashku me fëmijën e saj të porsalindur.

Si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, momentalisht jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit