Revoltohen shqiptarët! Labët i bënë këngë Ramës, Ballukut e Gjiknurit: “Popull servil, pa shtyllë kurrizore!”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 02.07.2022, 21:48

Ditën e sotme në inaugurimin e hapjes së tunelit të Skarficës ku ishte prezente gjysma e qeverisë Rama, ishte prezent edhe grupi polifonik lab “Zëri i Bilbilit”, të cilët me elozhe e të mbërthyer nga të katër anët nga kamerat, i dedikuan këngë qeverisë dhe ministres Belinda Balluku.

Ajo që ra në sy ishte teksi heroik deri në ekstazë për Edi Ramën dhe qeverinë duke e paraqitur si hero të kombit. “Këtu mezi kalonin trimat…”, thotë kënga, -“me më pak se gjyëm mandatë ti e lidhe Labërinë”.

Reagimi në rrjet kanë qenë shumë kontroverse në lidhje me gazin e harenë e grupit polifonik për punën e qeverisë e cila i shitet qytetarëve si nder dhe ata e kapërdijnë denjësisht këtë përrallë duke mos qenë të aftë të perceptojnë se rruga Kardhiq-Delvinë po ndërtohet me taksat e tyre, të cilat i janë dhënë oligarkut Rrok Gjoka për mbi 20 MLD LEKË e 12 MLD LEKË shtesë për skarpatet të dhëna Bashkim Ulajt.

Në lidhje me këtë ngjarje ka patur një reagim edhe gazetari Mentor Kikia. Ai shkruan se punët në këtë vend kanë ecur mbrapsht jo për faj të udhëheqësve, por për faj të popullit.

REAGIMI I KIKISË

Popull servil e pa shtylle kurrizore!

Gjithnje e me shume binden, fort madje, se ne kete vend punet kane ecur mbrapsht jo per faj te udheheqesve.

Eshte populli!

E di qe do me kritikoni, por une them serish me bindje se eshte populli.

Me popull servil, lapangjoz e pa shtylle kurrizore nuk mund te gjesh. Nuk ka ngelur udheheqes, mashtrues e delenxhi pa i kenduar kenge, me saze, me iso, me cifteli, me daulle….

I kenduam Enverit dhe Mehmetit sa na doli rryli i fytit. Me pas Fatos Nanos, Sali Berishes, Ilir Metes, Sudes e Rrapush Xhaferrit. Ka 10 vjet qe i kendojme Edi Rames. Per cdo km rruge qe ben e per cdo kanal qe pastrohet ka nga nje kenge.

Madje ia kenduan nje edhe Erdoganit, xhaxhait tone te madh.

Sot i kane kenduar kenge Rames, Belindes dhe Damianit per lotin e pare te rruges Kardhiq-Delvine. Jane edhe tre lote(segmente), beni gati kenget e tjera o fyej.

Ne me gjeni nje popull te dyte si ky, une mbyll gojen, syte dhe hundet.

Kenga kushton shume – thote Kadareja diku. Ndersa ne ta kendojne edhe per nje byrek me dhalle.

Une perfundimisht them se ne meritojme jo te vidhemi e te shtypemi. Por udheheqesit mund te na vijne dere me dere e te na pshurrin mengjes per mengjes

NJË PJESË E KËNGËS LABE

“I thotë qafa e skërficës Luvadhit dhe Gramatesë Paska dhe male mbi male Që të çajnë mes për mes. Tre janë emrat që ja bënë Këtë dhuratë labërisë Damjani edhe Balluku Dhe kreu i qeverisë.

Nisën punimet e para Seneja 2000 e shtatë Por e sosi Edi Rama Më pak se gjysëm mandatë Ti e lidhe labërinë Me rrugë kryq e terthorë Kurveleshin me Himarën Tepelen Kuç edhe Vlorë.

Këtu mezi shkonin trimat Për Senicë e Taroninë Tani lidhet me tunelin Gjirokastra me Delvinë Mbaso do meren me grupin Që e mburrëm qeverinë Kush punon për këtë truall Këngën labe ka shpërblim…

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit