Po notonte në ujërat e kaltra të Borshit, papritur pëson infarkt dhe mbytet

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 02.07.2022, 18:58

Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur ditën e sotme në Borsh. Një person i moshës 66-vjeçare ka ndërruar jetë si pasojë e mbytjes e shkaktuar nga një atak kardiak. Burri mësohet se ishte duke notuar në ujërat e kaltra të Borshit kur papritur pësoi atakun.

Njoftimi i Policisë:

Sot, rreth orës 17:33, shtetasit S. M., rreth 66 vjeç, duke notuar në plazhin e Borshit, dyshohet se i ka rënë infarkt dhe për pasojë është mbytur në ujë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit