Nënës vegane i vdes fëmija nga kequshqyerja, rrezikon burgimin e përjetshëm

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 02.07.2022, 14:13

Një ngjarja e rëndë ka ndodhur në një familje, taksa një nënë vegane është shpallur fajtore për vdekjen e djalit të saj 18-muajsh, i cili peshonte vetëm 7,7 kg kur vdiq, në vitin 2019.

39-vjeçarja Sheila O’Leary e ushqente fëmijën e saj vetëm me fruta, perime dhe qumësht gjiri. Ajo tashmë pret në 25 korrik dënimin, duke rrezikuar edhe burgimin e përjetshëm, pasi djali vdiq nga kequshqyerja.

Ndërkohë, edhe bashkëshorti i saj do të dalë përpara gjyqit dhe me shumë mundësi do të dënohet. Çifti ka edhe dy fëmijë të tjerë, 5 dhe 3 vjeç, edhe ata të kequshqyer.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit