Fushë-Krujë, makina përplas për vdekje 55-vjeçaren

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 02.07.2022, 12:41

Një ngjarje tragjike është regjistruar sot në fshatin Larushk të Fushë-Krujës. Mësohet se një makinë që drejtohej nga M.Xh ka përplasur një 55-vjeçare, e cila ka humbur jetën. Shoferi është arrestuar, teksa policia po heton rrethanat e aksidentit fatal.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:00, në fshatin Larushk, Fushë Krujë, automjeti me drejtues shtetasin M. Xh., 55 vjeç, ka aksidentuar shtetasen L. R., rreth 55 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi M. Xh., është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit