Vazhdon keqtrajtimi i kafshëve/ Burri në Fier lidh qenin te biçikleta, e tërheq zvarrë pa mëshirë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 02.07.2022, 11:29

Keqtrajtimi i kafshëve shtëpiake në ambiente publike, gjuetia ilegale e specieve të rralla dhe mbajtja e pakontrolluar e kafshëve blegtorale janë vetëm disa nga abuzimet të cilat tregojnë raportin jo miqësor njeri-kafshë.

JOQ Albania ka publikuar shumë herë raste të shumta të shtrira kudo në qytetet e Shqipërisë, ku persona të ndryshëm shfaqin një sjellje brutale me kafshët, ndërsa nuk lënë mënyrë pa provuar ku tregohet keqtrajtimi i kafshëve nga ana e tyre.

Edhe kësaj here në qendër të këtij lajmi do të jetë pikërisht sjellja mizore që njeriu tregon ndaj kafshëve.

Në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur një video ku një qytetar në Fier ka lidhur me litar një qen të gjorë të cilin e tërheq zvarrë nëpër rrugët e qytetit.

Siç shihet pamjet janë vërtetë për të ardhur keq dhe që tregojnë se keqtrajtimi i kafshëve në Shqipëri është kthyer në një problem madhor që po haset çdo ditë kudo në çdo qytet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit