Gërryenin dhe merrnin inerte në shtratin e lumit Vjosa, arrestohen dy persona

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 02.07.2022, 10:55

Policia e Fierit ka vënë në pranga dy persona. Mësohet se shtetasit Dylber Troka dhe Sokol Muçaj akuzohen se kanë gërryer shtratin e lumit Vjosa dhe më pas kanë marrë inerte me disa mjete. Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar një kamion vetëshkarkues, një zetor me rimorkio dhe një miniekskavator, që shërbenin për marrjen e inerteve, në shtratin e këtij lumi. Policia ka sekuestruar një kamion vetëshkarkues, një zetor me rimorkio dhe një miniekskavator, që shërbenin për marrjen e inerteve, në shtratin e këtij lumi.

Njoftimi i policisë:

Fier

Kontrolle të pandërprera në të gjithë territorin, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Vjosa e pastër 3”.

Vihen në pranga 2 shtetas, për veprën penale “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”.

Sekuestrohen një kamion vetëshkarkues, një zetor me rimorkio dhe një miniekskavator, që shërbenin për të gërryer dhe për të marrë inerte, në shtratin e lumit Vjosa.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, gjatë kontrolleve të vazhdueshme përgjatë shtratit të lumit Vjosa, falë dhe informacioneve të marra nga qytetarët, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Vjosa e pastër 3”, gjatë të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Dylber Troka 62 vjeç, banues në Frakull, Fier.

Sokol Muçaj 47 vjeç, banues në Cakran, Fier.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në fshatin Kafaraj, në shtratin e lumit Vjosa, duke gërryer dhe duke marrë inerte me disa mjete. Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar një kamion vetëshkarkues, një zetor me rimorkio dhe një miniekskavator, që shërbenin për marrjen e inerteve, në shtratin e këtij lumi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria e Policisë Fier apelon për të gjithë qytetarët që të mos tentojnë të kryejnë krime mjedisore, si ndërtime pa leje, prerje të paligjshme të pyjeve, ndotje të ajrit, ndotje të ujërave apo çdolloj krimi tjetër, pasi do të përballen me forcën e ligjit.

DVP Fier fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit