Plagosja në autostradën e Rrëshenit, prangoset 25- vjeçari që qëlloi Martin Prengën

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 02.07.2022, 09:17

Të shtënat e armëve mbrëmjen e djeshme në autostradën Rrëshen-Kukës solli një të plagosur.

Ndërkohë sot pas kërkimeve është arrestuar Florin Gjoka, 25 vjeç dhe akuzohet se ka qëlluar 5 herë me pistoletë në drejtim të 51 vjeçarit Martin Prenga.

Policia ka sekuestruar armën e zjarrit tip pistoletë me të cilën u qëllua 5 herë në pjesën e këmbëve Martin Prenga, ndërsa bashkë me autorin e dyshuar Florin Gjoka, është ndaluar dhe një person tjetër por arsyet nuk bëhen ende me dije.

I plagosuri ndodhet tek spitali i Traumës në Tiranë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit