Plagosja e 51-vjeçarit në Mirditë, arma krisi pas debatit të çastit

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 02.07.2022, 07:06

Mbrëmjen e djeshme u regjistruan të shtëna armësh në autostradën Rrëshen-Kukës, në Fan të Mirditës. Personi i plagosur është identifikuar si shtetasi Martin Prenga. Sipas policisë shkak i ngjarjes dyshohet të ketë qenë një konflikt i çastit mes 51-vjeçarit dhe 2 personave të tjerë.

Njoftimi i policisë:

Mirditë / Informacion paraprak

Në Urgjencën e Spitalit Rajonal Rrëshen është dërguar për ndihmë mjekësore, i plagosur me armë zjarri shtetasi M.P. 51 vjeç, banues në Klos, Mirditë.

Nga hetimet e paraprake dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur në autostradën Rrëshen -Kukës, në Fan, Mirditë pas një konflikti të çastit të shtetasit M.P. me dy shtetas të tjerë të cilët janë shpallur në kërkim dhe punohet intensivisht për kapjen e tyre, por për shkak të hetimit, nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera për identitetet e tyre.

Vazhdojnë veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit