“I forti i gurores që ka devijuar rrugën Levan-Tepelenë është ish-deputeti Pirro Lutaj”

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 01.07.2022, 23:36

Ditën e sotme, JOQ Albania denoncoi të fortin e gurores në Poçem, i cili ka devijuar rrugën nacionale Levan-Tepelenë.

Të vetmit që nuk e shohin këtë janë instancat përkatëse që duhet ta ndalojnë dhe ta gjobisin. Së fundmi burime për JOQ bëjnë me dije se pronari i gurores është ish-deputeti Pirro Lutaj.

Një qytetar shprehet se Pirro Lutaj asnëherë nuk ka menduar për qytetarët, por vetëm për biznesin e tij.

Qytetari shkruan:

E ka deputeti . Un jam nga Mallakastra dhe ky ka qën tërë ato mandate " deputetet " i Mallakastrës që un kurr kurr kurr se dëgjova najher herë të ngrejë zërin për problematikat e krahinës sonë . Është dhe " gjeneral " që dhe gradat ka blerë . Është pronë e pirro lutaj nga Hekali , Ballsh , Mallakastër . Verefikoni dhe na thoni . Mjer Mallakastra , mjer ne si popull dele , mjer Shqipnia .

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit