Dalin pamjet/ Si e vranë shqiptarët grekun që i pa shtrembër

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 01.07.2022, 22:31

Mediat greke kanë publikuar pamjet se si shqiptarët kanë vrarë shtetasin grek pak ditë më parë.

Shqiptarët dalin nga tualeti dhe më pas nisin sherrin me viktimën.

Shtetasi grek i shtyn dhe shqiptarët e godasin. Mes tyre ndërhyn pronari i lokalit dhe gjithka qetësohet, por vrasja ndodh pak minuta më vonë jashtë ambientit të lokalit.

Si ndodhi sherri?

Informacionet që vijnë nga mediat në shtetin fqinj, bëjnë me dije se sherri ka nisur për motive banale, ndërsa mësohet se fillimisht viktima ka prekur një nga shqiptarët teksa ishte duke shkuar në banjo dhe nga kjo situatë ka lindur një debat i vogël.

Sipas 2 të arrestuarve, viktima “i pa shtrembër” dhe aty vendosën që ta sulmonin. Ata pritën që ai të dilte jashtë me të dashurën dhe e sulmuan, ndërsa si pasojë e dëmtimeve të mëdha në tru dhe në kafkë, Dimitris Skodras ndërroi jetë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit