Kush është Bashkimi, polici që terrorizon myslimanët nëpër Xhami

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 01.07.2022, 20:10

Një episod diskriminimi fetar i faktuar me prova filmike u dëshmua ditën e sotme në Xhaminë ‘Dine Hoxha’ në Rrugën e Kavajës në kryeqytet nga ana e një efektivi policie.

Denoncimi nga imami i kësaj xhamie Ahmed Kalaja, dëshmoi se efektivi i Policisë së Shtetit i cili paguhet me taksat tona, përdor detyrën që i është dhënë për të ushtruar terror ndaj besimtarëve myslimanë.

Të qenë të pambrojtur kundrejt efektivit i cili hyri në xhami duke i terrorizuar, besimtarët kishin armë të fortë vetëm librin e shenjtë Kuranin përballë policit i cili i shau dhe i ofendoi me gjuhë banale në shtëpinë e Zotit.

Efektivi Bashkim Lamnica, sipas informacioneve të mbërritura në redaksinë e JOQ Albania, rezulton një diskriminues i fesë Islame dhe besimtarëve myslimanë në mënyrë të vazhdueshme dhe me statusin e tij ushtron terror ndaj tyre.

Konkretisht, ai iu drejtua besimtarëve që po faleshin brenda në xhami me gjuhën: “Ju nxjerr prej b*the jashtë” teksa ata mundoheshin t’i shpjegonin se nuk kishin dijeni mbi informacionin që ai kërkonte.

Raste të tilla si “fenomeni Bashkim”, të cilët tolerohen dhe tentojnë të normalizohen nga Policia e Shtetit, ku qartazi duke treguar mosrespekt ndaj besimtarëve të fesë Islame vazhdon të ushtrojë detyrën pa u marrë asnjë masë, tregon se ky shtet jo-funksional e ka humbur detyrën e tij për të siguruar harmoninë fetare dhe ndalimin e diskriminimit ndër radhët e punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët duket se nuk e kuptojnë ndofta për shkak të kapacitetit të pamjaftueshëm mendor-se paguhen me paratë e këtyre besimtarëve myslimanë që terrorizojnë.

Duket qartësisht se ky punonjës policie është kthyer në rrezik për ushtruesit e besimit Islam në vend si pasojë e paragjykimeve të tij të pakontrolluara të cilat i maskon i veshur me postin në Policinë e Shtetit dhe i kthen në gjeste fizike e verbale, nga ofendimet banale deri tek prekja me dorë e besimtarëve.

Besimtarë të shumtë të fesë Islame në vend kanë kërkuar marrjen e masave nga Policia e Shtetit ndaj efektivit Bashkim Lamnica!

SKANDAL në Xhaminë “Dine Hoxha”/ Polici terrorizon besimtarët myslimanë: Ju nxjerr prej b*** jashtë!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit