Një skenë vërtet e çuditshme na vjen nga Tirana. Një qytetar i habitur ka dërguar pranë redaksisë sonë një foto ku duket se si në një motor ndodhen tre persona, përkatësisht babai, mamaja dhe një fëmijë i vogël. Ky lloj drejtimi i motorit natyrisht është tepër i rrezikshëm, pasi në rastin më të mirë të tre duhet të kishin kaska mbrojtëse. Por si duket babai ka menduar vetëm për vete ndërsa gruan dhe djalin e vogël i ka lënë “në mëshirë të fatit”.