Autobusi i punëtorëve prishet në semafor te Dogana: Gratë zbresin, burrat e shtyjnë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01.07.2022, 18:00

Një autobus që shërben për transportin e punëtorëve është prishur ditën e sotme në semaforin te Dogana, Tiranë. Në pamjet e mëposhtme mund të shihni se si autobusi ka ndaluar në semafor dhe punëtorët që ndodheshin brenda zbresin një nga një. Pas kësaj burrat bëhen bashkë dhe shtyjnë autobusin deri sa ai të ndizet dhe të hapë rrugën për makinat e tjera.

Vlen të thuhet se ky "incident" me autobusin e punëtorëve ka ndodhur sot në mesditë në një orar kur trafiku te zona e Doganës është tepër i rënduar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit