Majmun apo njeri? Polici kacavirret mbi betonin e autostradës për të kapur mat shoferët me radar

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 01.07.2022, 16:55

Një video mjaft të çuditshme kanë filmuar sot qytetarët që po udhëtonin në Shkozet të Durrësit. Një polic ishte kacavjerrë në plot kuptimin e fjalës mbi ndarjen e betonit të autostradës. Në fillim qytetarët kujtuan se ishte duke kapërcyer rrugën, çka në vetvete do të përbënte një tjetër shkelje për një efektiv policie.

Por kur e panë më nga afër, nuk u besuan syve. Polici ishte duke rrezikuar jetën e tij për të kapur mat me radar shoferët që kalonin në ato anë. Një çmenduri e vërtetë që nuk dihet nëse justifikohet nga paga e ulët që këta policë marrin.

Në vijim video e filmuar nga qytetarët e cila është gati e pabesueshme:

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit