“WIZZ AIR” vazhdon zhvatjen: Qytetari paguan 80 € për “check in” në aeroport, online nuk pranohej

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01.07.2022, 15:29

Denoncimet e shqiptarëve ndaj kompanisë Wizz Air nuk kanë të ndalur. Së fundmi një qytetar ka denoncuar në redaksinë tonë zhvatjen më të fundit që kjo kompani i ka bërë. Sipas qytetarit para 1 muaji ai ka prerë biletën për të shkuar nga Tirana në Rimini bashkë me dy fëmijët minoren. Menjëherë pas prerjes së biletës e cila kushtoi rreth 90 euro ai ka tentuar të bëjë edhe "check in" online por kompania Wizz Air i ka thënë se duhet bërë në aeroport ky "check in".

Por në aeroport lind problemi pasi ditën e sotme qytetari ka patur fluturimin drejt Riminit. Sapo ka shkuar në aeroport në "check in" i kanë kërkuar 80 euro pasi sipas tyre kjo gjë duhet të ishte bërë online dhe jo në aeroport. Qytetari ka pyetur edhe punonjësen e "check in-it" në lidhje me këtë sorollatje dhe para të shpenzuara kot por përgjigjia e sja ka qenë thjeshtë: Nuk di çfarë të them!

Mesazhi i qytetarit:

Pershendetje Joq .Kam nje shqetesim per kompanin Wizz Air, Kisha bileten sot nga Tirana ne Rimini bashk me dy femijet e mi minoren, Preva bileten para nje muaji dhe me kushtoj gati 90 €, Po mundohesha te beja chek in online dhe me thoshte qe nuk behej online por direkt ne aeroport, Kur Erdha te beja chek ini me moren 80€ sepse me thonin duhet ta kishe ber online. I shpjegova vajzes dhe I tregova foton ku thoshte chek in behet ne aeroport dhe pergjigja ishte , Nuk di sì cfar te them, Kjo esht kompania me ordinere dhe hajdute

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit