Shpërthimi me tritol në servisin në Lezhë, djali i pronarit: Nuk kemi konflikte, vajza e vogël u trondit shumë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01.07.2022, 11:39

Një shpërthim me tritol ka tronditur Shëngjinin mbrëmjen e kaluar pasi një sasi tritoli ka hedhur në erë një servis. Nga shpërthimi raportohet vetëm për dëme materiale, ndërsa mësohet se servisi i makinave është në pronësi të shtetasit Tol Mhillaj. Ditën e sotme, djali i tij Klaudio ka deklaruar për mediat se në momentin që ka ndodhur shpërthimi ai dhe familja e tij kanë qenë në gjumë dhe janë tronditur e trembur shumë pasi shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm.

Shpërthimi ishte i fuqishëm dhe u tronditem të gjithë ndërsa vajza e vogël u tremb shumë. Ne moment dolëm e gjithë familja jashtë dhe pamë xhamat e thyer te objektit.

Kamera e një objekti ngjitur me servisin ka arritur të kapë dy autorët që kanë qenë me motor dhe skfander. Në pamjet e kamerave autorët pasi vendosin eksplozivin largohen me shpejtësi dhe pak sekonda më vonë ndodh dhe shpërthimi. Klaudio ka treguae se ai nuk ka konflikt me njeri dhe shpreson që të zbardhet sa më shpejt nga organet kompetente ngjarja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit