S’ka qetësi! Shpërthim me tritol në servisin e makinave në Shëngjin

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 01.07.2022, 09:35

Një shpërthim me tritol është regjistruar mëngjesin e sotëm në Shëngjin. Mësohet se i është vënë lëndë plasëse një servisi makinash.

Servisi është në pronësi të Tol Mhillajt. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Lezhë /Informacion paraprak

Në mesnatë, në Ishull Shëngjin, te porta e servisit të automjeteve në pronësi të shtetasit T.M., 58 vjeç, është vendosur një sasi lëndë plasëse, ku si pasojë e shpërthimit të saj janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave e motivit të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit