ÇMENDURI/ Qeveria Rama do kompensojë oligarkët për rritjen e çmimeve!

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 30.06.2022, 17:02

Qeveria ka miratuar ditën e sotme në Kuvend një akti normativ për të kompensuar oligarkët nga çmimet e larta. Akti normativ parashikon kompensimin për oligarkët e ndërtimit, “kokën” e parave të pisëta në vend për çmimeve të materialeve të ndërtimit.

Bëhet fjalë për kompanitë që përfitojnë thasët më të rëndë nga Buxheti i Shtetit nëpërmjet tenderave të ARRSH, FSHZH apo Bashkive. Përmendim këtu: Shkëlqim Fushën, Rrok Gjokën, Pëllumb Salillarin, Lenc dhe Milo Gjikurinë, Sadik dhe Idajet Ismailajn, Gentjan Sulajn, Paqsor Buzin e shumë të tjerë.

Kjo do të thotë se përfituesit e kontratave publike të shtetit do të kompensohen nga 5-30% për çmimin e rritur të hekurit, çimentos, bitumit, tubave plastike, aluminit, bakrit dhe zinkut gjatë kësaj periudhe të vështirë të rritjes së çmimeve.

“Situatë e veçantë” e ka quajtur qeveria çmimin e rritjes së materialeve të ndërtimit për oligarkët, të cilët mesa duket i dhimbsen dhe ka vendosur t’i kompensojë me paratë e popullit.

Ndërkohë që çmimet e karburanteve dhe shportës ushqimore nuk po njohin ulje, Rama shpëtoi nga kriza me 3000 Lekë në muaj të varfërit dhe do kompensojë oligarkët me paratë e Buxhetit të Shtetit pasi janë harxhuar duke bërë punë publike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit