SHBA, foshnja pesë muajshe qëllohet me armë zjarri në kokë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 26.06.2022, 07:19

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Çikago, SHBA.

Një foshnje pesë muajshe është qëlluar për vdekje me armë zjarri mbrëmjen e së premtes.

Foshnja ndodhej në sediljen e pasme të një makinë në momentin tragjik, kur u qëllua nga arma e zjarrit.

Sipas mediave të huaja autori e qëlloi foshnjën nga një makinë tjetër.

Veç viktimës ka mbetur i plagosur edhe një 41 -vjeçar , i cili udhëtonte në një mjet tjetër.

Sipas policisë së Çikagos, 41-vjeçari ka marrë një plumb pranë syrit.

Për ngjarjen nuk është arrestuar asnjë, ndërsa po kërkohet për autorin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit