Agresorit i ngec arma në momentin e fundit, babai dhe fëmija shpëtojnë për mrekulli

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 22.06.2022, 17:58

Kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale dhe mediave, pamjet e kamerave e sigurisë së një marketi në Detroit të SHBA-ve, ku duket momenti kur një person futet brenda ambienteve të këtij dyqani duke i drejtuar armën një burri që mbante në krah fëmijën e tij.

Për fatin e mirë të babait dhe të fëmijës duket se arma ka ngecur në momentin e fundit, teksa agresori nuk ka mundur ta shkrepë dhe si pasojë e kësaj është larguar nga marketi, që mund të ishte kthyer në vendngjarjen e një krimi makabër.

Pamjet në fakt u shpërndanë nga Policia e Detroit, në përpjekjen e tyre për të identifikuar autorin e sulmit, ndërsa si për ironi të fatit, ngjarja ka ndodhur pikërisht në "Ditën e Babait". Mësohet se agresori që shihet qartë në video është kapur nga Policia dhe po hetohet e gjithë ngjarja, ndërsa faktin që arma ngeci dhe nuk u shkrep e kanë konfirmuar vetë ekspertët e Policisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit