Foto e pabesueshme nga Teksasi/ Zjarri shkatërron gjithë kishën por jo kryqin  

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 21.06.2022, 20:49

Një zjarr i madh shpërtheu në një kishë në Teksas të premten, duke rrafshuar ndërtesën dhe duke shkatërruar pothuajse gjithçka brenda – përveç një kryqi që ishte ende në këmbë mes mbeturinave të djegura. Zjarri shpërtheu në Kishën Baptiste Balsora në Bridgeport dhe e përfshiu shpejt strukturën, sipas Departamentit Nr. 2 të Shërbimeve të Emergjencave të Qarkut Wise.

Ndërsa flakët u shuan dhe tymi u largua, zjarrfikësit dalluan shenjën e shpresës që qëndronte ende në këmbë. "Një humbje shkatërruese për komunitetin tonë, por një pamje për t'u parë," tha departamenti. "Zjarri mori strukturën, por jo kryqin".

Shkaku i zjarrit është ende nën hetim.

Burimi: FOXNEWS | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit