Gruaja e vetmuar vdes papritur në shtëpi, 20 macet e saj ushqehen me kufomën për 2 javë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 18.06.2022, 21:17

Një grua është ngrënë nga 20 macet e saj pasi vdiq në shtëpinë e saj dhe nuk u zbulua nga policët për dy javë. Policia u tmerrua kur zbuloi mbetjet pjesërisht të ngrëna të gruas – emri i të cilës nuk bëhet i ditur – pasi mori një telefonatë nga një koleg i shqetësuar.

Gruaja ishte një mbarështuese macesh që mbante në shtëpinë e saj 20 mace gjigante me origjinë Maine Coon. Policët u lajmëruan nga një prej punonjësve të saj, i cili tha se nuk mund të kontaktonte me shefin e saj. Brenda shtëpisë policia gjeti trupin e saj të ngrënë pjesërisht të rrethuar nga macet e uritura. Ajo u gjet në pronën e saj në Bataysk, rajoni Rostov, Rusi.

"Macet mbetën vetëm për dy javë, nuk kishte ushqim, kështu që çfarë tjetër kishin për të ngrënë?" tha një ekspert i shpëtimit të kafshëve që kujdesej për disa nga macet e mbijetuara. “Është e kuptueshme apo jo? Ata hëngrën atë që kishte.”

Dhe disa nga macet më të shëndetshme tani janë dorëzuar te pronarë të rinj për vetëm 29 paund secila. Nuk dihet, raportojnë mediat lokale, nëse pronarëve të tyre të rinj u është thënë pëlqimi i maceve për mishin e njeriut.

Burimi: NYPOST | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit