Harroi çelësat brenda dhe tentoi të futej nga ballkoni, 36-vjeçari bie nga kati i pestë dhe ndërron jetë në vend

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 04.06.2022, 21:30

Një pavëmendje e thjeshtë si lënia e çelësave brenda shtëpisë dhe ngecja jashtë banesës, u kthye në një tragjedi për një profesionist të ri ialian, i cili vdiq pasi ra nga kati i pestë teksa tentoi të ngjitej, ndoshta për t'u futur brenda nga ballkoni. Drama ka ndodhur natën e së enjtes dhe të premtes në një pallat në Prato. Viktima është një mjek i ri 36-vjeçar i gjetur i pajetë në këmbët e pallatit.

Askush nuk ishte dëshmitar i dramës dhe askush nuk dëgjoi asnjë zhurmë. Kërkesa e parë për ndihmë është nisur rreth orës 1 të mëngjesit kur një kalimtar ka parë siluetën e të pajetë në tokë dhe ka kërkuar ndërhyrjen e 118. Kur punonjësit e shëndetësisë kanë mbërritur në vend me ambulancë, për burrin tashmë ishte tepër vonë.

Burimi: FANPAGE | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit