“Braccio di Ferro (Popeye)” rus, injoron paralajmërimet e mjekëve se mund të vdesë dhe bën operacionin që e “shndërron” në alien

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 30.05.2022, 22:14

Burri i njohur si “Braccio di Ferro (Popeye)” rus, i cili njihet për bicepsin e tij të madh artificial, ka injoruar paralajmërimet e vdekjes nga mjekët pasi iu nënshtrua një operacioni në mënyrë që të dukej më shumë si një “alien”.

Ish-ushtari rus Kirill Tereshin është krahasuar me personazhin e filmit vizatimor Popeye duke injektuar vazelinë në krahët e tij për t'i dhënë vetes “muskuj” gjigantë.

25-vjeçari është bërë mjaft e njohur në internet dhe ka grumbulluar afro një milion ndjekës në TikTok.⁠

Megjithatë rusi është detyruar t'i nënshtrohet një sërë operacioneve korrigjuese për shkak të problemeve që kanë ndodhur nga “muskujt e vdekur” në krahët e tij.⁠

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit