Prezantueset femra në Afganistan mbulojnë fytyrën në TV

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 23.05.2022, 18:43

Prezantueset dhe reporteret femra në kanalet televizive në Afganistan dolën në transmetim me fytyra të mbuluara të dielën, në përputhje me një urdhër të talebanëve. Një prezantuese tha se gratë që punonin në TV kishin rezistuar, por punëdhënësit e tyre ishin nën presion.

Të veshura me hixhab dhe mbulesë që fshihte fytyrën, gratë prezantuan dhe raportuan në buletinet e lajmeve dhe programe të tjera nëpër kanale të njohura si TOLOneës, Ariana Television, Shamshad TV dhe 1TV.

Pas marrjes së pushtetit vitin e kaluar, talebanët kanë vendosur gjithnjë e më shumë kufizime në jetën e grave në javët e fundit.

Burimi: BBC | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit