Rolls-Royce s’ndalet: “The Boat Tail Pearl” makina e re më e shtrenjtë në botë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.05.2022, 22:15

Rolls-Royce ka zbuluar makinën e dytë të serisë Boat Tail e cila është seria e makinave të reja më të shtrenjta në botë me vlerë 60 milionë paund. Kjo makinë e porositur nga një familje pasanikësh e cila do të mbetet e fshehtë ka një mori gjërash luksoze brenda saj. Boat Tail Pearl përmban një detaj unik të jashtëm dhe të brendshëm me perla dhe kushton plot 20 milionë paund duke u bërë zyrtarisht makina e re më e shtrenjtë në botë.

Në pjesën e pasme është një 'suitë pritëse' me një frigorifer, ngrohës ushqimi, karrige të palosshme, tavolina të zgjatura dhe madje edhe një çadër dhe të gjitha këto janë të fshehura brenda dy dyerve që hapen në mënyrë elegante.

Rolls-Royce nuk pranoi ta thotë emrin e pronarit që ka porositur makinën më të shtrenjtë në botë, por tha se Boat Tail i ri ishte krijuar me porosi për të, "në homazh të babait të tij dhe trashëgimisë familjare". E punuar me dorë në selinë qendrore të Rolls-Royce në Goodwood në Sussex, makina me dy dyer me katër ulëse do të promovohet në Concorso d'Eleganza në Villa d'Este në brigjet e liqenit Como në veri të Italisë të shtunën.

Modeli i dytë ultra-ekskluziv i Boat Tail është tërësisht i ndërtuar me dorë krijuar nga një skicë e veçantë e frymëzuar nga jahtet e garave të fillimit të shekullit të 20-të.

Burimi: dailymail. Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit