Lija e majmunëve në kufi me Shqipërinë, Greqia nën ethet e rastit të parë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.05.2022, 21:19

Rasti i parë i dyshimtë i lisë së majmunëve po vlerësohet nga autoritetet shëndetësore greke. Ai është një turist, një 29-vjeçar, i cili kishte udhëtuar në Kefaloni me partneren e tij për pushime. I riu ka skuqje të lëkurës dhe simptoma të tjera të ngjashme me ato të lisë së majmunit.

Autoritetet shëndetësore të Kefalonisë, të cilat raportuan rastin, e cilësojnë atë si të dyshuar për li majmunësh. 29-vjeçari britanik u shtrua në spitalin “Attiko” në të njëjtat kushte si të infektuarit me Covid. Mjekët kanë marrë mostrat për ekzaminim dhe rezultatet do të jenë të disponueshme të hënën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit