Gjenerali grek: Nëse Turqia merr 100 avionët F-35, Egjeu do të kthehet në një shish kebab

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 21.05.2022, 18:56

Tashmë Greqia dhe Turqia janë në garë me njëra tjetrën për të marrë në ‘pronësi’ burimet energjetike të Mesdheut Lindor. Të dyja vendet kanë qenë në prag të luftës tre herë, që nga mesi i viteve 1970, duke përfshirë edhe një herë mbi të drejtat e eksplorimit të pasurive nënujore.

Këshilltari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Greqi Alexandros Diakopoulos shprehet se vendi që merr avionët F-35 do të jetë ai që sundon Egjeun. Sipas medieve greke Diakopoulos shpreh shqetësimin në lidhje me mundësinë që Turqia të marrë 100 avionët F-35 që i ishin premtuar nisur edhe nga fakti se vendi ishte pjesë e sipërmarrjes për prodhimin e tyre.

Alexandros Diakopoulos:

Kush merr avionët F-35 sundon Egjeun. Ata janë të padukshëm, nuk i kap radari. Nëse Turqia merr 100 avionët F-35 siç kishin planifikuar do ta kthenin Egjeun në një shish kebab. Për fat tani për tani nuk i marrin dot, ndërsa ne pritet t’i marrim rreth vitit 2027-2028. Mbrojtja është e shtrenjtë dhe kërkon shumë shpenzime me këtë fqinj agresiv që kemi. Turqia është një shtet që di vetëm të kërcënojë dhe jo të ndikojë butë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit