“Çmendet” restoranti në Lezhë, 20 mijë lekë çdo lloj peshku

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 21.05.2022, 10:38

Erdhi sezoni turistik miq dhe tashmë është koha perfekte për të rrjepur shqiptarët. E keni parasysh gjelin kur e rrjepin amvisat para se ta gatuajnë? Tani në vend të fytyrës së gjelit të gjorë, përfytyroni fytyrën tuaj. Dhe rrjepjen e klientëve duket se e ka filluar një restorant në Vain të Lezhës.

Restoranti përveçse nuk jep as faturë tatimore sipas ligjit, duket s ei ka rënë për shkurt dhe ka vendosur të njëjtin çmim për çdo lloj peshku. Kështu sipas një fature që ka mbërritur pranë redaksisë sonë, një qytetar është detyruar të paguajë rreth 440 mijë lekë të vjetra. Në faturë shikohet se levreku, koca, ngjala, apo karkaleci kanë të gjithë të njëjtin çmim: 20 mijë lekë të vjetra!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit