Denoncimi/ Banka Raiffeisen mashtron të moshuarin, ia investon gjithë pagën në bursë për 1 vit pa dijeninë e tij

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 16.05.2022, 20:44

Një e re nga Kamza ka denoncuar pranë redaksisë sonë atë që ajo e quan si mashtrim ndaj një të moshuari nga ana e bankës Raiffeisen, në një degë të Kamzës. Sipas qytetares babai i saj i cili është në moshë dhe nuk ka shumë informacion nga produktet bankare, është mashtruar nga një punonjëse e kësaj dege.

E reja e quan këtë një abuzim të paparë, pasi dega e Raiffeisen Bank në Kamëz, sipas saj ka përfituar nga njerëzit në moshë, përkatësisht nga babai i saj. Ky i fundit sipas denoncimit të së bijës, është pagamarrës pranë kësaj banke. Meqenëse i ishin krijuar disa kursime në llogarinë e pagës ai dëshëronte që një pjesë të tyre t’i kalonte në depozitë por pikërisht këtu fillon peripecia.

Sipas vajzës, babai merr një pagë minimale prej 320 mijë lekësh të vjetra. Kur paraqitet pranë degës në Kamëz për të hapur llogarinë e kursimit, një zonjë nga stafi i bankës me inicialet A.P. i thotë se nuk mund të hapë një llogari kursimi por vetëm investimi, pasi sipas punonjëses nuk e lejonte banka. Meqenëse babai nuk kuptoi asgjë nga ajo që i tha punonjësja, ai paraqitet përsëri më vonë bashkë me vajzën tjetër, pra motrën e denoncueses.

Punonjësja e bankës sipas denoncueses, i thotë vajzës po të njëjtën gjë, dhe në këto kushte vajza e të moshuarit i thotë që nëse nuk bëhet gjë për depozitë, le ta lerë fare pasi nuk u nevojitej një llogari investimi. Por sipas denoncueses, punonjësja e bankës nuk i tregon gjë për bisedën babait por i thotë që vajza tha ok dhe vazhdon me hapjen e llogarisë së investimit duke përpiluar një kontratë ku banka autorizohet të marre çdo muaj 300 mijë lekë të vjetra nga llogaria e rrogës e t’i kalojë në fonde kursimi. Në këtë rast nëse babit do i duhej të tërhiqte ndonjë sasi lekësh, duhet të njoftonte bankën 7 ditë përpara.

Në vijim denoncimi i plotë i qytetares:

Pershendetje JOQ kam nevoje per ndihmen tuaj urgjente. Abuzimi i papare nga Raifaissen Bank Dega Kamez si perfitojn me njerezit ne moshe. Postojeni ju lutem se eshte fenomen qe e kam pare te ndhodhe edhe me kompani te tjera. Kam babain qe merr rrogen tek Raifaissen rroge minimale 320 -mij leke te vjetra. Kishte deshire te hapte nje llogari kursimi me qellimin qe mos ti kishte leket direkte te lidhura me karten se ne rast se humbiste karta ose ne rast keqperdorimi online nuk donte te rrezikonte fondet e tjera ne llogari se kishte kursyer pak kohet e fundit. Dhe shkon tek dega Raifaissen ne Kamez e i thote qe dua te kem nje llogari kursimi dhe agjenti i shitjes ne kete rast se nuk na qenka me bankiere por agjente shitje zonja A. P. e mashtron duke i thene se nuk mund te hapet nje llogari kursimi por vetem investimi, se nuk e lejon banka kete gje. Per tu sqaruar babai merr motren se spo e kuptonte dhe A.P. vazhdon po me te veten e motra i thote nqs ska llogari kursimi mos bej gje mos i hap gje se sna nevojitet. Punonjesja A.P. nuk i tregon gje per biseden babait, e i thot qe vajza tha ok dhe vazhdon me hapjen e llogarise se investimit e perpilon nje kontrate ku banka autorizohet te marre cdo muaj 300-mij leke te vjetra nga llogaria e rroges e ti kaloje ne fonde kursimi e nqs do i duhet me prish ndonje lek babait duhet te vije 7 dite para ne banke e ti thote qe me duhen kaq leke. Tani se kuptoj si ka njerez kaq te pashpirt qe perfitojne nga padituria e njerezve ne moshe nje rrogetari me rroge 320-mij leke i hap kontrate e i thote qe 300 mij leke do i mbaje banka cdo muaj per te investuar ne burse e supozohet qe te jetoje me 20-mij leke te vjetra ne muaj. Tani shkojme te banka e thote qe ke rene dalort e smund ta kancelosh kontraten perndryshe do paguash penalitet ne rast kancelimi. Qe mos te jene leket e sigurta as ne banke skemi cpresim me qe bankieri te kthehet ne agjent shitjesh skisha pare ndonjëherë, ne bote banka ka per detyre te mbroje fondet ne rast rreziku kurse tek ne banka ti vjedh e para. Ju lutem anonim, faleminderit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit