I riu sikletos Veliajn para kryebashkiakut të New Yorkut: Kush e vrau Ardit Gjoklajn?

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 16.05.2022, 19:12

Erion Veliaj duket se nuk është aspak i zoti të komandojë mediat dhe policinë përsa kohë është jashtë territorit të Shqipërisë. Aq më keq kur bëhet fjalë për djepin e lirisë së shprehjes siç është SHBA.

Kështu gjatë aktivitetit të ditës së djeshme në New York ku një rruge iu vu emri i heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, një i ri mbante në dorë një pankartë që shkruante: Kush e vrau Ardit Gjoklajn?

Jo vetëm kaq, por në pjesën e sipërme të pankartës shkruhej gjithashtu: Prezenca e Erion Veliajt ndyn eventin për të shenjtin Gjergj Kastrioti. Sipas dëshmitarëve Veliaj mbeti shumë keq pasi aty ishte edhe kryebashkiaku i New York-ut.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit