SKANDALI i rënies së ashensorit të QSUT/ Ard Sulollari u pagua 24 MLN LEKË

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 16.05.2022, 10:39

Mbi 24 Milionë Lekë me TVSH është paguar “Sulollari Clima” firma me zotërues 100% të aksioneve nga Ardian Sulollari për tenderin e mirëmbajtjes në QSUT e Albana Ficos. Kontrata është lidhur më 31 Dhjetor 2021 dhe do të vazhdojë për 2 vite.

KJO FIRMË ËSHTË DENONCUAR NË MËNYRË TË VAZHDUESHME NGA JOQ PËR PËRFITIME TENDERASH PUBLIKË NË SHKELJE ME LIGJIN!

Një shumë e madhe nga taksat e shqiptarëve i është futur në xhep Sulollarit dhe në pranga ka përfunduar një teknik i firmës së tij. Sulollari është përfitues i shumë tenderave në institucionet shtetërore me objekt të ngjashëm mirëmbajtjeje ashensorësh.

Albana Fico, drejtoresha e QSUT dhe njëkohësisht ish-kunata e kryeministrit ia ka atribuuar fajin teknikut të firmës kontraktore, por Sulollari ka të lidhura mbi 17 kontrata me vlerë mbi 370 MILIONË LEKË pa TVSH në Shëndetësi, ndër to kontrata mirëmbajtjeje ashensorësh.

Të plagosur nga rënia e ashensorit mbetën një paciente 80-vjeçare, e cila ka marrë dëmtime në kokë dhe është dërguar për mjekim tek Trauma dhe po ashtu punonjësi shëndetësor që shërben për të transportuar pacientët me barrelë. Ata kanë përfunduar në katin nëntokë -1 pasi ashensorit i është këputur një prej kavove mbajtëse.

Pra tragjedia në këtë vend është e thjeshtë, paratë e popullit u futen në xhepa biznesmenëve dhe paguajmë për vdekjen tonë… shkojmë në spital për të vdekur…

Sa për këtë pjesë, mbetet vetëm të presim se kush do jetë institucioni i radhës që do i bjerë ashensori i mirëmbajtur nga Sulollari.

THELLOHET SKANDALI

Ardian Sulollari është një prej personave ndër të cilët populli në redaksinë e JOQ Albania denoncon shkeljet me tenderat publikë.

Ky biznesmen ka qenë kandidat për deputet i Nismës Thurje për qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 25 Prillit.

Ai deklaron vetëm 35 mijë lekë rrogë si teknik në kompaninë ku punon, teksa në QKB është administrator dhe zotërues.

Sulollari ka një vlerë tenderash publikë në bashkitë e vendit me vlerë mbi 80 Milionë Lekë pa TVSH, pa llogaritur paratë e popullit që ka përfituar në sektore të tjera të shtetit.

Ardian Sulollari ka një përfitim nga Thesari i Shtetit vetëm për vitet 2019-2020, mbi 786 MILIONË LEKË pa TVSH ndërkohë që në shtet deklaron një rrogë prej 35 mijë lekësh.

Ky artikull jo vetëm duhet të jetë indicie hetimesh për këtë firmë për disa vepra penale, por duhet t’i hiqet licenca për mirëmbajtje dhe pezullimi i tenderit aktual me QSUT që është deri në fund të vitit 2023 në mënyrë që të mund të shpëtojnë pacientët e punonjësit e thjeshtë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit