Ferrari shpall ‘non grata’ familjen Kardashian: S’do blini makina tek ne!

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 13.05.2022, 22:43

Prodhuesi italian i makinave, “Ferrari”, ka një listë të zezë ku përfshihen të famshmit që nuk mund të blejnë makinat e tyre, ku në të bën pjesë dhe familja Kardashian.

Yjet si Justin Bieber, Floyd Mayweather dhe të famshëm të tjerë nuk mund të blejnë një Ferrari.

Ferrari tha se nuk ka ndonjë listë të zezë që ndalon njerëzit të blejnë makinat e tyre, por megjithatë prodhuesi i makinave zgjedh me kujdes se kush ka akses në blerjet e makinave ekskluzive.

Kujtojmë se Justin Bieber u ndalua të blinte makinën luksoze, pasi Ferrarri duket se i urren klientët që kërkojnë një makinë dhe më pas e ndryshojnë si të daun atë.

Artisti tha se nuk donte ta respektonte dëshirën e Ferrarit, që pronarët të mos e modifikojnë sipas dëshirës pamjen e makinave të tyre. Madje Justin jo vetëm që e ndryshoi ngjyrën e makinës së tij, por më pas e nxorri në ankand atë.

Justin Bieber 'blacklisted' From Owning A Ferrari

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit