Tre vajza 22-vjeçare janë bllokuar në hyrje të një pubi të quajtur Shilling, në Ostia të Italisë, sepse ishin “shumë të mbuluara”. Lajmin e raporton Fanpage që shpjegon sesi të rejat ishin ndaluar nga roja pranë hyrjes së klubit i cili u kishte thënë se “Nuk plotësonin kërkesat e duhura fizike për tu futur në klub”, duke i lënë në këtë mënyrë jashtë lokalit.