Ekskluzive/ Shoku i Ilvit denoncon: Policët e komisariatit Kavajë kanë abuzuar, mund t’u ketë “ngelur në dorë”

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 04.05.2022, 21:43

Është veshur me mister ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e sotme ku 28-vjeçari Ilvi Meta dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e vetëvrasjes. Një shok i afërt i tij ka kontaktuar me Joq Albania duke shprehur dyshimet se Ilvi vështirë të ketë vrarë veten. Ai kërkon të dalin regjistrimet e kamerave sepse policët me shumë mundësi kanë abuzuar ndaj tij dhe ai mund t’u ketë ngelur në dorë, pasi nuk ishte ndonjë fizik i madh.

Në vijim mesazhi i plotë:

Prsh Joq ky personi nuk eshte hera pare qe hyn ne komisariat per vjedhje. Dhe jo me larg se diten e djeshme ne darke ishim bashke me cunat dhe me Ilvin dhe po bonim muhabet si cuna lagje dhe nuk dukej sikur kishte shqetsim. Duhet te dalin regjistrimet e kamerave sepse policat kan abuzuar atje brenda dhe mund ti ket ngelur ne dore se ai nuk esht se ishte ndonje fizik i madh. Kjo esht policia jon qe duan t’bejn si lidera po jan nji m*t bashk me ate qe i drejton. Duhet drejtsi per Ilvin se ishte njeri i dashur me t tjeret por policat kan abuzuar me siguri dhe duan ta fshehin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit